Të fundit

Bebe Rexha ngrit temperaturat ne Hollywood

Me një palë pantallona lëkure të zeza, artistja e nominuar dy herë për çmimin “Grammy” ngriti temperaturat të hënën në Hollywood, jashtë koncertit të grupit Maneskin, shkruan DailyMail.

Rexha dukej në humor të mirë në daljen e saj me të dashurin.

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e veshur në të zeza dhe me flokët e bardha të lëshuara lirshëm, dukej shumë tërheqëse.

Kurse, i dashuri i saj, themeluesi i “Moving Images Entertainment Inc”, kishte veshur një xhaketë të errët, bluzë gri dhe xhinse të grisura.

Dyshja shijuan nga afër interpretimin e grupit “Maneskin”,të cilët ishin fitues të “Eurovision 2021”.

Kjo dalje e çiftit vjen disa ditë pas festës së Halloween, në të cilën Rexha ishte paraqitur si “Elvira: Mistress of the Dark”.

Bebe Rexha dhe Keyan filluan të përfliteshin për lidhje dashurie në mars të vitit 2020, pasi u panë të kapur një natë në Los Angeles.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci