Të fundit

Rivaliteti i çmendur mes Elon Musk dhe Jeff Bezos

Themeluesi i SpaceX, Elon Musk, ka tejkaluar sërish pasurinë marramendëse të Jeff Bezos.

Ai i tha prestigjozes Forbes, se do ta shënonte këtë rast duke i dërguar Bezos një medalje të argjende dhe statujën e numrit dy. Për vite me rradhë të dy miliarderët e kanë tejkaluar shpesh herë njëri tjetrin.

Sipas Forbes, të hënën Musk u bë personi i tretë që arrin shumën e 200 miliard dollarëve në llogarinë e tij. Duke folur për këtë, Musk tha se do i dërgonte Bezos diçka për të kujtuar se cfarë vendi zë në listë.

“Do i dërgoj Jeffrey B. një statujë gjigande të numrit dy, bashkë me një medalje argjendi”, tha Musk.

Bezos u bë personi i parë që arriti shumën e 200 miliardë dollarëve në gusht 2020. Bernard Arnault, CEO i konglomeratit luksoz francez LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, arriti shifrën gjithashtu për pak kohë.

Muajin e kaluar, filiali Amazon Kuiper paraqiti një letër proteste në Komisionin Federal të Komunikimeve lidhur me planet e SpaceX për të zgjeruar rrjetin e saj satelitor Starlink.

Në përgjigje, Musk shkroi në Twitter se Bezos ishte “tërhequr për të ndjekur një punë me kohë të plotë duke ngritur padi kundër SpaceX”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci