Të fundit

Kurti mirëpritet nga kryediplomatja gjermane, kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock. 

Marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike, integrimi evropian i Kosovës, me theks te procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe energjia ishin çështjet kryesore për të cilat u diskutua.

Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri e njoftoi ministren Baerbock me suksesin e ankandit të parë diellor prej 100 MW, dhe për përgatitjet që po bëhen për ankandin e radhës me energji të erës prej 150 MW.

Më tej, kryeministri Kurti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e madhe vit pas viti, rolin aktiv në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës dhe për partneritet të afërt.

Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë.

Ky ishte takimi i tretë në më pak se tri vjet ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Baerbock.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci