Filmi “Zgjoi i regjisores Blerta Basholli ka shënuar suksese në arenën ndërkombëtare.
Premiera e filmit është dhënë në shumë vende të botës, kurse nga 5 nëntori ky film do të fillojë të shfaqet edhe në kinematë e Amerikës.
“Zgjoi” është film artistik i metrazhit të gjatë bazuar në ngjarje të vërtetë dhe kësaj here vjen edhe në Amerikë për të gjithë ata që kanë dëshirë ta shohin.
“Ekipi i “Zgjoit” ka një lajm fantastik për komunitetin e shqiptarëve në Amerikë.
Po vijmë tek ju.
“Zgjoi” i Blerta Bashollit, kandidati i Kosovës për “Oscar” dhe fituesi i trefishtë në “Sundance Film Festival” ka nevojë për mbështetjen tuaj.
Shqipe, shihemi nga 5 nëntori në New York në “Film Forum” dhe nga 12 nëntori në Los Angeles në “Laemmle’s Royal Theater”, është bërë e ditur në Facebook.
