Të fundit

Implikimi i Berishajt në skandalin e madh financiar – reagon politikani slloven

Robert Golob, kryetari i Partisë së Lirisë në Slloveni, i cili dyshohet se është implikuar në një skandal të madh financiar bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka mohuar akuzat për përfshirje në aferën e dyshuar për shpërlarje parash.

Në një debat televiziv të enjten, në të cilin morën pjesë 12 përfaqësues të subjekteve politike në Slloveni, Golob tha se Martin Berishaj, i cili dyshohet se shërbeu si sekser i 600 mijë eurove mes tij dhe një kompanie private serbe, është mik i Janez Janshas, kryeministrit slloven, i cili ishte pjesë e panelit debatues në televizionin publik slloven, RTS Slovenia.

Golob tha se Jansha, rival i tij politik me të cilin do të përballet në zgjedhjet parlamentare në Slloveni që mbahen të dielën, është fotografuar dhe shoqëruar me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci.

Golob iu referua një fotografie që Jansha ka me Berishajn.

Në një kundërpërgjigje, Jansha e konfirmoi se e njeh Berishajn, kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Slloveni, por mohoi të ketë lidhje shoqërore me të.

Golob deklaroi se të gjitha të ardhurat i merr vetëm në Slloveni dhe se e gjithë pasuria e tij është “e pastër dhe ka origjinë të njohur”.

Martin Berishaj është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e ka zbuluar mediumi slloven, Planet TV.

Ambasadori i Kosovës në Slloveni dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Ambasadori i Kosovës dyshohet për një skandal të madh financiar në Slloveni

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci