Të fundit

Macron rrit epërsinë ndaj Le Pen në prag të balotazhit presidencial

Sipas institutit të sondazheve IPSOS, mbështetja për presidentin Emmanuel Macron është rritur me 1,5%, pas debatit televiziv kundrejt rivales së tij, Marine Le Pen, që u përcoll nga 15 milionë telespektatorë.

Macron ka marrë 57,5% të pëlqimeve kundrejt Le Pen me 42,5%.

Kandidatja e ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen kritikoi Emmanuel Macron duke e quajtur përçmues dhe arrogant gjatë debatit televiziv.

”Gjatë një takimi elektoral, përpara meje… kisha një Emmanuel Macron shumë përçmues dhe shumë arrogant”, tha Le Pen gjatë një konference për shtyp në Roye.

”Nuk besoj se ndonjë nga francezët mund të jenë çuditur, të cilët kanë pesë vite që e vuajnë këtë arrogancë dhe këtë përbuzje”, shtoi Le Pen.

Kandidatja e ekstremit të djathtë Le Pen kritikoi fyerjet dhe lajmet e rreme të propaganduara nga mbështetësit e Macron.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci