Qumështorja Drena po merr pjesë si sponsor në Festivalin e Gastronomisë që po mbahet në Prishtinë, duke u ofruar vizitorëve një përvojë të veçantë përmes degustimit të produkteve të saj të qumështit.
Në hapësirën e Drenës, të gjithë të pranishmit mund të shijojnë produktet e freskëta të markës, të takojnë maskotën e Drenës dhe të krijojnë momente të këndshme për të gjitha grupmoshat – nga fëmijët, të rinjtë, familjet e deri te gjeneratat më të rritura.
Pjesëmarrja në këtë festival është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Drenës për të qenë pranë konsumatorëve dhe për të sjellë cilësi, freski dhe shije tradicionale në çdo tryezë.
Drena vazhdon të jetë pjesë e momenteve që bashkojnë njerëzit, duke promovuar vlerat e një ushqimi të shëndetshëm dhe të dashur për të gjitha moshat.

