Tifozët e Argjentinës kanë shfaqur shenja frike në momentin që gjyqtari slloven, Slavko Vinçiq, u zgjodh për të ndarë drejtësi në finalen e Botërorit ndaj Spanjës.
Lionel Messi është duke e kërkuar trofeun e dytë rresht të Kupës së Botës, ndërsa e ka udhëhequr Argjentinën në tërë turneun.
Asistentë janë sllovenët tjerë, Tomazh Klançnik dhe Andrazh Kovaçiq. Gjyqtar i katërt është Adham Makhadmeh i Jordanisë.
Vinçiqi ishte arbitër edhe në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024 mes Real Madridit dhe Dortmundit në “Wembley”. Triumfuan madrilenët. Ai drejtoi edhe gjysmëfinalen e “Euro 2024” mes Spanjës dhe Francës, ku triumfuan spanjollët.
46-vjeçari Vinçiq debutoi në Kupën e Botës në Katari 2022, ndërsa ishte gjyqtar i ndeshjes hapëse të Argjentinës ndaj Arabisë Saudite. Argjentina e kishte humbur atë takim dhe kjo solli brengë kur slloveni u caktua për finalen e këtij Botërori.
Është e vetmja ndeshje e Vinçiqit ku ishte e përfshirë Argjentina.
