Të fundit

Më shumë se 30 tërmete gjatë natës në Bosnje – Hercegovinë

Klix.ba raporton se pas tërmetit të parë me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter, në Bosnje – Hercegovinë janë regjistruar mbi 30 tërmete me intensitet më të ulët.

Këto siç citon mediumi  janë të dhënat e Institutit Republikan Sizmologjik të Serbisë.

Më e forta ishte mëngjesin e sotëm në orën 4.20, e cila kishte një forcë prej 4.4 ballë të shkallës Rihter.

Në 2.59, forca ishte 4.3 ballë, në 2.02 ishte 2.6 ballë dhe në 1.55 ishte 2.9 e shkallës Rihter. Epiqendra e të gjithë tërmeteve ishin afër Stolacit.

Vetëm pak minuta pas të parit, është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte 23 kilometra në juglindje të Nevesinjes në një thellësi prej dy kilometrash, raporton RTRS.

Rreth një orë më vonë në këtë zonë ka ndodhur një tjetër tërmet. Sipas EMSC, ishte 3.9 gradë. Epiqendra e tërmetit të fundit ishte 18 kilometra në verilindje të Stolacit në një thellësi prej 10 kilometrash.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci