Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar prej orës 18:00.
Lajmi u bë i ditur në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit.
“Pas takimit do të ketë deklaratë për media”, thuhet në kumtesën e ZKM-së.
