Të fundit

E quajti Vuçiqin “Putini i vogël” – Petkoviq i përgjigjet Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi në daljen e tij publike e ka cilësuar “Putin i vogël” presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Ndër të tjera ai ka thënë se me të dhe Milorad Dodik, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor është e kërcënuar.

Ndër të tjera në fjalën e tij Kurti është shprehur se Vuçiq po organizon tubime mbështetëse për presidentin rus duke shtuar se Serbia është i vetmi vend që refuzon të sanksionojë Rusinë. Ndërsa Dodik e cilëson si mikun e Putinit dhe shton se nuk duhet besuar asgjë që thotë Beogradi.

“Në këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putini, fqinji ynë verior organizon tubime mbështetëse për Putinin duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë. Miqtë e tij në Serbi e Republika Srpska synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan e për Ballkan. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili refuzon të sanksionojë Rusinë e siç e pamë këto ditë, madje është edhe e gatshme të braktisë procesin e integrimit në BE vetëm për t’i qëndruar besnik Putinit.

Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar.

Taktika të njëjta të inskenimeve të ngjarjeve e sulmeve për të fajësuar palën tjetër i kemi parë edhe në rajonin e vendin tonë. Ata që besojnë se atë çfarë thotë Beogradi, që vazhdimisht armatoset nga lindja e veri-lindja, nuk duhet ta marrim seriozisht sepse e ka për konsum të brendshëm e për fushatë elektorale, në rastin më të mirë janë naivë.

Kështu thoshin edhe për Putinin. Ja që përfundoi fushata elektorale dhe i fitoi zgjedhjet partia-shtet por sanksionet ndaj Rusisë nuk i vendosi”, thuhej në reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas një deklarate të tillë nuk ka munguar as përgjigja e Beogradit zyrtar, teksa brenda barte dhe ironi.

Në këtë përgjigje Beogradi e cilëson Kurtin si “Hitler të vogël”.

“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili po krijon stuhi të reja dhe luan me interesat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në reagim.

Sipas kryenegociatorit të Serbisë Petar Petkoviq, arsyeja e sulmeve të përditshme të Kurtit ndaj presidentit serb dëshmon përkushtimin e tij për paqen.

“I them Hitlerit të vogël se Aleksandër Vuçiq do të mbetet makthi i tij sepse kurrë nuk do ta lejojë ta pastrojë Kosovën dhe Metohinë nga serbët dhe të realizojë ëndrrat e tij për Kosovën etnikisht të pastë”, ka thënë më tej Petkoviq.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci