Një grua në Pejë ka raportuar dje në Polici se ka gjetur të shtrirë në korridor të shtëpisë burrin e saj viktimën mashkull kosovar.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.
“Pejë, 25.04.2022-02:30. Dëshmitarja, femër kosovare, ka njoftuar se kishte gjetur të shtrirë në korridor të shtëpisë burrin e saj viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, njofton Policia.
