Të fundit

Lista Serbe dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Lista Serbe dënoi sulmi që ndodhi herët në mëngjes në komunën e Zubin Potokut, kur u dëmtua një veturë e Policisë së Kosovës, dhe theksoi se incidenti kishte për qëllim destabilizimin e situatës, por edhe tentativë për t’i paraqitur serbët si dhunues, e që siç pretendojnë, “kjo nuk është e vërtetë”.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të përmbahen. Mos bini pre e provokimeve dhe mos lejoni që incidente të tilla të rrezikojnë paqen e nevojshme në këtë zonë. Kush e ka bërë këtë nuk i mendon mirë popullit serb”, thuhet në deklaratë.

Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se zyrtarët policorë në fshatin Zupç të Zubin Potokut janë sulmuar me armë zjarri, por nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar dëme materiale./Paparaci

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci