Të fundit

Konjufca mbron ambasadorin Berishaj, të përfshirë në skandalin mediatik

Kryetari i kuvendit Glauk Konjufca është deklaruar për herë të parë lidhur me skandalin ku është i përfshirë ambasadori kosovar në Kroaci, Martin Berishaj.

Konjufca e ka mbrojtur ambasadorin Berishaj duke thënë se esenca e raportimeve në Slloveni ka qenë për të dëmtuar kandidatin për kryeministër, Robert Golob.

“Për një kujdes sa i përket vetëm një dimensioni zoti Berisha ishte një dëm kolateral në këtë betejë, ka qenë dytësorë në këtë, konteksti i përgjithshëm ishte që të goditej kryeministri i Sllovenisë, ai nesër mund të e vizitoj Kosovën”, ka thënë kryetari Konjufca.

Konjufca ka kërkuar nga deputetët që të kenë kujdes në mënyrën si shprehen ndaj këtij skandali pasi nuk duhet të merret si qëndrim i shtetit të Kosovës se po e akuzojmë për shpëlarje parash kryeministrin e ardhshëm të Sllovenisë.

“Duhet një kujdes elementar për kryeministrin slloven që të mos merret si qëndrim ndaj shtetit slloven që të mos mendohet se ne po e akuzojmë për shpëlarje parash”, ka thënë ai.

Ai ka premtuar se çështja e ambasadorit Berishaj do të sqarohet nga drejtësia.

“Sa i përket të tjerave të gjitha di të sqarohen”, ka thënë Konjfufca.

Mediat gjatë javës së kaluar kanë publikuar disa fotografi ku janë parë Glauk Konjufca dhe Albin Kurti në shoqëri me Martin Berishajn.

Berishaj para emërimit si ambasador në Slloveni ka qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci