Të fundit

Abelard Tahiri shan LVV-në: Robët ia q****

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka përdorur gjuhë vulgare në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Derisa po protestonte kundër fjalimit të ministres Albulena Haxhiu, Tahiri ka sharë në mënyrë të ulët në kuvend.

“Ah robët ia q****”, dëgjohet duke thënë Tahiri.

Debati në Kuvend degradoi pasi ministrja Haxhiu ia përmendi Tahirit armët shurdhuese, të cilat ai i kishte porositur në kohën kur kishte shërbyer si këshilltar i Hashim Thaçit.

“Ju nuk keni të drejtë t’i thoni mbylle ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër z. Tahiri”, tha Haxhiu.

“Pse po shqetësohesh, ndoshta për shkak të shurdhuesve a?”, shtoi Haxhiu.

Në këtë moment Tahiri kërkoi ta marrë fjalën, e derisa Konjufca e luti Haxhiun t’ia japë fjalën opozitës, Haxhiu refuzonte.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci