Të fundit

Arrestohet mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Policia e Kosovës ka arrestuar sot mësuesin 70-vjeçar nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po ju konfirmoj se i dyshuari F.K është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonalë”, tha Gashi.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmua se ka nisur hetimet.

“Lidhur me rastin në fjalë, PTh -Prizren ka autorizuar policinë për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave. Për rrjedhën e mëtutjeshme të rastit, do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie, Fitore Mehmeti.

Ndryshe, dy ditë më parë në emisionin “Piranja”, të ABC Neës është raportuar për këtë rast të 70 vjeçarit nga Prizreni.

Emisioni në fjalë, ra në gjurmë të pedofilit 70-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues përmes një prezantimi në rrjetet sociale. Për ta vënë në grackë ‘agjentja” e ‘Piranjave’, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.

Kaq ka mjaftuar që mësuesi t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, më pas të nisë me të bisedat erotike dhe të lënë një takim në qytetin e Prizrenit.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci