Të fundit

Ndodh për herë të parë pas dy dekadash − çfarë u vendos në parlamentin e Malit të Zi

20 vite më pas, një grua është vendosur në krye të Kuvendit në Malin e Zi.

Danijela Gjuroviq është kryetarja e re e Parlamentit të Malit të Zi me 45 vota pro dhe tre vota kundër.

Pas shpalljes së rezultatit, Gjuroviq u shpreh e kënaqur dhe e nderuar që pas dy dekadash ajo është gruaja e parë e zgjedhur në këtë post.

“Edhe qeveria edhe opozita duhet të punojnë së bashku drejt kësaj rruge, sepse këtu jemi të gjithë përfaqësues të qytetarëve. Nuk do të lejojmë që kjo periudhë të jetë garë parazgjedhore dhe luftë partiake, por do të gjejmë forcën për të gjetur një gjuhë të përbashkët të kompromisit dhe të pajtimit,” u shpreh ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci