Të fundit

Osmani takon dy senatorët amerikanë, zbardhet biseda mes tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan, senatorin Bob Menendez.

Osmani në Facebook ka shkruar se me Mendezin ka diskutuar me situatën e krijuar në rajon pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Ajo ka shtuar se kanë diskutuar edhe për interesimin e vazhdueshëm të Rusisë dhe Serbisë që të minohen të arriturat e Kosovës.

“Në takim me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan, senatorin Bob Menendez, diskutova për situatën e krijuar në rajonin tonë pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe për faktin se do të ketë interesim të vazhdueshëm nga Rusia dhe aleati i saj në rajon, Serbia, që të minohen të arriturat e popullit të Kosovës dhe të arriturat amerikane në vendin tonë. Poashtu diskutuam për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fusha të ndryshme”, shkruan ajo.

Më herët Osmani njoftoj se sot është takuar edhe me senatorin Chuck Schumer, liderin e shumicës parlamentare në senatin amerikan, si dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.

Ndërkohë, që Zyra e Presidencës ka njoftuar Osmani është takuar edhe me senatorin Gary Peters.

“Ndërkaq, në takim me Senatorin Gary Peters, kryetar i komisionit për punë të brendshme dhe çështje qeveritare, Presidentja Osmani e ka falënderuar Senatorin Peters për përkrahjen e Kosovës për një kohë të gjatë. Po ashtu, Presidentja Osmani diskutoi me të për rëndësinë e mbështetjes amerikane në kohën kur rajoni ynë po përballet me sfida të krijuara nga satelitët e Rusisë si dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, njofton presidenca.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci