Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti.
I ftuar në Debat Plus, deputeti Abdixhiku tha se për interesa nacionale “jemi një”.
Sa i përket Qeverisë Kurti, kreu i LDK-së tha se hallin me pushtetarët e ka pasi sipas tij, ata nuk janë të aftë, sidomos në politikën e jashtme.
“Për interesat nacionale jemi një. Kushdo që të jetë (kryeministër) votën time dhe të LDK-së do ta ketë. Nuk e kam betejën politike të Kosovës me Serbinë, aty jemi një. Por, unë kam brengë tjetër, pasi këta nuk janë të aftë në politikën e jashtme ta vënë Kosovën aty ku duhet pasi Kosova ka një të ardhme të pasigurt në politikën e jashtme dhe integruese”, deklaroi ai.
