Të fundit

Arrestohen pesë persona për vrasjen në Klinë

Tre persona janë arrestuar e dy të tjerë janë shoqëruar për në Stacionin e Policisë lidhur me rastin ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Janë katër persona të dyshuar dhe ata janë arrestuar, derisa një tjetër është shoqëruar në Polici për intervisitim”, ka thënë Gashi.

Kurse, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se dy prokurorë të shtetit në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Dy Prokurorë të Krimeve të Rënda nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë së bashku me Policinë e Kosovës janë në vendin e ngjarjes. Deri më tani kemi të konfirmuar një viktimë, ndërkaq që dyshohet se janë të plagosur edhe dy persona”, tha ai për Paparacin.

Vrasja në Klinë − dyshohet për dy të plagosur

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci