Të fundit

KFOR-i hap dy rrugë në veri, ministri Sveçla e mohon

Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mohuar se janë hapur rrugët që janë mbyllur nga policia për shkak të aktivitetet ilegal të kontrabandës.

Ai i mohoi raportimet se nga KFOR-i janë hapur dy rrugë që ishin mbyllur për shkak të kalimit më të lehtë të qyqarëve që jetojnë atje.

“Nuk ka hapa të njëanshëm nga KFOR-i, ata janë aty për sigurinë e qytetarëve por nuk ka hapje të rrugëve alternative”, ka thënë ministri Sveçla.

Por që ministri i Brendshëm, Sveçla është demantuar nga KFOR-I, ku për tri ditë, KFOR-i.

Madej nga KFOR-i kanë thënë për Kohën se kjo është bërë  në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

E që sipas tyre këto veprime i kanë ndërmarrë  për të mundësuar hapjen e rrugëve për lëvizje të qytetarëve në veri pasi ishin mbyllur disa nga policia me synimin që të ndalet kontrabanda.

Portali Kosovo Online pati raportuar ditët e fundit se KFOR-i ka hapur një rrugë në Leposaviq, pasi policia kishte vepruar edhe aty në ndalim të kontrabandës. Raportoi se edhe një rrugë në Zubin Potok ishte hapur më pas.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci