Të fundit

Manjati rus detyrohet të shesë aksionet e bankës së tij

Dy javë më parë, manjati rus Oleg Yuryevich Tinkov e cilësoi luftën në Ukrainë si një çmenduri, me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram.

Në një intervistë për New York Times ai tregon se si u hakmor presidenti rus Vladimir Putin ndaj tij.

Sipërmarrësi i pavarur nga Kremlini thotë ndër të tjera se ka kuptuar se Rusia nuk ekziston më si shtet.

Duke parë se Instagrami nuk mjaftonte më për të thënë mendimin e tij ai vendosi të flasë për të përditshmen amerikane.

Pasi e cilësoi një çmenduri luftën në Ukrainë, ai u detyrua të dorëzojë aksionet që kishte të Tinkoff Bank -e themeluar nga ai vetë- tek Vladimir Potani, oligark besnik i Putin dhe njeriu i dytë më i pasur i Rusisë.

Një transaksion për një vlerë prej 2.4 miliardë dollarësh.

Tinkov shprehet se nuk pati mundësi të diskutonte për çmimin pasi mbahej peng dhe u detyrua të merrte atë që i ofruan. Sipërmarrësi pretendon se ka marrë vetëm 3% të vlerës së tregut të aksioneve të saj.

Ai theksoi se e kishte kuptuar menjëherë se regjimi i Putin ishte diçka negative, por sigurisht nuk e kishte idenë se ngjarjet do të zhvilloheshin në një katastrofë.

Kjo është hera e parë që manjati rus vendos të flasë për mediat që nga 24 shkurti, dita e pushtimit. Tinkov flet nga një vend që nuk pranoi ta zbulonte për arsye sigurie.

Ai pranoi se ka marrë truproje pasi disa miq të tij në kontakt me shërbimet sekrete ruse i thanë se duhej të frikësohej për sigurinë e tij.

Në moshën 54 vjeçare, pasi i mbijetoi leucemisë, tashmë po përballet me Kremlinin.

/abcnews.al

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci