Të fundit

“Ishte aktivist i pashembullt”, deputetja reagon pas vdekjes së 26-vjeçarit

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar për vdekjen e 26-vjeçarit, Faton Haxhaj, i cili vjen nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës.

Bytyqi tha se Haxhaj ishte djalë punëtor dhe aktivist i pashembullt.

“Pikëllues dhe i rëndë lajmi për vdekjen tragjike të Faton Haxhaj, djalit të dëshmorit Haxhi Haxhaj nga Grekoci i Suharekës”, shkroi ajo në Facebook.

“Fatoni ishte një djalë punëtor, i dashur e aktivist i pashembullt. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Dritë të pastë shpirti Faton!”.

26-vjeçari nga Suhareka ka vdekur sot.

Ai ishte pranuar në emergjencën e qytetit me plagë të rënda, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Megjithatë, mjekët nuk kishin arritur ta shpëtonin.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci