Të fundit

Lista e plotë – Kosova mungon në listën e 105 shteteve të ftuara në Samitin e Demokracisë

Është vetëm disa javë larg Samiti i Demokracisë, që organizohet nën patronazhin e Joe Biden, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka publikuar listën zyrtare të shteteve që janë të ftuara në samit. Por, gazeta prestigjoze amerikane “Politico” ka siguruar një listë jozyrtare të enjten. Aty mungojnë Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në listën e “Politico” figurojnë 105 shtete. Janë të ftuara edhe Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi, tri shtete nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, në listë mungojnë edhe dy shtetet e tjera të Ballkanit, Hungaria dhe Turqia, shkruan Paparaci.

“Ndërsa disa detaje për të ftuarit kanë rrjedhur në publik, administrata nuk ka publikuar zyrtarisht listën e plotë. Disa vende, si Turqia dhe Hungaria, nuk janë ftuar sepse udhëheqësit e tyre kanë minuar sistemet e tyre demokratike për vite me radhë. Tajvani është në mesin e të ftuarve, sipas listës së marrë të enjten”, shkruan “Politico”.

Samiti i Demokracisë zhvillohet më 9 dhe 10 dhjetor, në mënyrë virtuale, në të cilin do të ftohen të marrin pjesë krerë të shteteve, përfaqësues të shoqërisë civile, ata të sektorit privat dhe filantropistë, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë.

Për mungesën e Kosovës në listën e të ftuarve nga ShBA-të në Samitin e Demokracisë, ka reaguar të premten analisti i çështjeve politike, Agon Maliqi.

Maliqi, duke u bazuar në listën e publikuar nga “Politico”, tha se mungesa e ftesës për Kosovën është sinjal i keq për nivelin e marrëdhënieve dhe kjo duhet të lexohet si kambanë alarmi.

“Mirëmëngjes popull liridashës. Kjo është sipas një raporti të Politico harta e shteteve në Evropë të cilave SHBA u ka dërguar ftesë për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive në dhjetor. Mospërfshirja e Kosovës është sinjal shumë i keq për nivelin e marrëdhënive dhe duhet të lexohet si këmbanë alarmi”, shkroi Maliqi në Facebook.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci