Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se 26-vjeçari, Faton Haxhaj, që ndërroi jetë sot e i cili vjen nga fshati Greikoc i këtij qyteti, ishte një prej djemve të rrallë që ia ka admiruar energjinë për jetën.
Në një postim në Facebook, Muharremaj shkroi se e ka parë më veçantë natyrisht, sepse ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.
“Ditë të vështira po përjetojmë. Megjithate duhet ta gjejmë forcën që ta tejkalojmë dhimbjen. Ngushllime Familjes Haxhaj”, tha ai.
26-vjeçari i cili vdiq sot, ishte pranuar në emergjencën e Suharekës me plagë të rënda, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Megjithatë, mjekët nuk kishin arritur ta shpëtonin.
