340 punëtorë të Telekomit të Kosovës kanë pranuar ofertën e bërë për pensionim të parakohshëm dhe ndërprerje vullnetare të kontratave, shkruan Paparaci.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, për Paparacin ka treguar se 340 punonjës kanë aplikuar për të dalë në pension të parakohshëm apo për të bërë ndërprerje vullnetare të kontratës së punës.
“Nga data 25 mars deri më 25 prill kanë aplikuar 340 punëtorë për pensionim të parakohshëm për personat të cilët/at dalin në pensionim gjatë viteve kalendarike 2023, 2024, 2025 dhe 2026, si dhe për marrëveshje vullnetare për ndërprerjen e kontratës së punës me benefitet e përcaktuara për punëtorin/en”, thotë ai.
Sipas tij, ka të interesuar edhe shumë të tjerë ta firmosin largimin vullnetar nga puna, dhe sipas tij, për këtë qëllim edhe kanë kërkuar nga menaxhmenti të zgjatet afati edhe për dy javë. /Paparaci/
