Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me kancelarin Olaf Scholz, ka vazhduar takimin e radhës në Berlin.
Para darkës joformale që do të fillojë në orën 19:45 minuta, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, ai ka takuar ministren e Punëve të jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Takimi ka filluar rreth orës 17:15. /RTK
