Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Berlin, pas bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz, se Beogradi do të bëjë të pamundurën për të gjetur një zgjidhje kompromisi në raport me Kosovën.
Ndërsa për çështjen e Bosnjës ai tha se Serbia nuk do të jetë gjenerator i asnjë problemi, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, raporton Tanjug, transmeton Paparaci.
Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Vuçiq tha se “besonte se do të kishim fuqi për të përparuar në atë dialog, i cili, ritheksoi, nuk është i lehtë për ne dhe tha se arsyet ia ka përcjellë kancelarit Scholz”.
Kancelari Scholz ka thënë vazhdimisht se është i bindur për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, që është një premtim shumë pozitiv dhe i rëndësishëm për të gjithë në Ballkanin Perëndimor.
