Të fundit

Dialogu Kosovë – Serbi, Vuçiq publikon fotografinë me Kurtin e Lajçakun

Kryeministri Albin Kurti është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Berlin.

Gjatë ditës së sotme, shefi i qeverisë është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz si dhe me kryediplomaten e këtij shteti, Annalena Baerbock.

Megjithatë pas këtyre takimeve, ka filluar edhe darka joformale në mes të kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe të ngarkuarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Siç raportoi RTK, kjo darkë ka filluar në orën 19:45.

Për më tepër, Vuçiq, në një postim në Twitter ka publikuar një fotografi me Kurtin, Lajçakun, të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Saracin dhe këshilltarin e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

“Faleminderit mikpritësve gjermanë për organizimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.

Sipas raportimeve, ata po marrin pjesë në darkën e punës me iniciativën e kancelarit Scholz, me qëllim të zhbllokimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivelin më të lartë politik.

Kryeministri Kurti tha se pret që gjatë këtij takimi të kuptojë më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor në mes të Kosovës dhe Serbisë është ajo që është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke.

Sipas Kurtit në Evropë janë të brengosur që Serbia nuk u rreshtua me Bashkimin Evropian, NATO-n e SHBA-në duke mos i vendosur sanksione Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

“Ne në Ballkan kemi shumë dallime por na u shtua edhe një i tillë”, tha Kurti për RTK-në.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci