Partitë opozitare në kuvendi kanë kërkuar që të formohet komisioni hetimor për energjinë.
Kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës u mbështet nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri e ka quajtur seancën e sotme joligjore pasi opozita nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Ai ka kërkuar që të nderprehet dhe të vazhdohet me seancën për themelimin e komisionit hetimorë për energjinë.
Edhe shefi i grupit parlamentarë të LDK-së ka kërkuar që të vazhdohet me pikën e seancës së kaluar për themelimin e këtij komisioni.
PDK-ja e LDK-ja thanë se nuk marrin pjesë në pikat e sotme të thirrura të rendit të ditës deri në shqyrtimin e themelimit të komisionit hetimor për energjinë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj poashtu pati kërkesë të njetë por që tha se si parti do të votojnë vetëm për një pikë të rendit të ditës që është votimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Aleanca mbështet kërkesën e opozitës për komision hetimor, jemi të mërzitur që shumica e kundërshton komisionin hetimor me komision hetimor”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila tha se ata nuk e kundërshtojnë themelimin e komisionit hetimor për energjinë dhe i ftoi ata që të votojnë iniciativën e tyre me 40 nënshkrime.
Pikat e sotme të rendit të ditës janë, Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.
