Të fundit

Mediumi boshnjak: Vetëm një zotëri buzëqeshi në darkën e Berlinit

Një nga gazetat më të njohura boshnjake e ka cilësuar si të rënda dhe të pakënaqshme për Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq, konstatimet e nxjerra nga darka e mbrëmshme me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Klix.ba”, një media nga Bosnjë dhe Hercegovina, vuri theksin tek gjuha e trupit që transmetoi fotografia e nxjerrë nga takimi trepalësh në Berlin të mërkurën.

Sipas raportimit të gazetës, “vetëm një biznesmen buzëqeshi” dhe ai ishte Kurti.

“Një ecuri e tillë e bisedimeve ndoshta i ka dhënë kënaqësinë më të madhe kryeministrit kosovar, gjë që shihet në foton e bashkangjitur nga darka në Berlin”, raporton “Klix.ba”, transmeton Paparaci.

Sipas gazetës online boshnjake, konkluzionet e nxjerra nga takimi në Berlin, në thelb, janë këto:

  • Nuk ka ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës
  • Marrëveshja përfundimtare duhet të përfshijë njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës
  • Nuk duhet të ketë nxitje të luftës
  • Gjermania do të mbështesë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
  • Mund të pritet më shumë presion i BE-së ndaj Serbisë

Siç raporton gazeta nga rajoni, kohët e fundit, ata pak njerëz që e kanë ndjekur politikën rajonale kanë mundur t’i vënë re shqetësimet e vazhdueshme të Vuçiqit për presionin në rritje nga Perëndimi, i cili pret që Serbia të vendos përfundimisht për orientimin e saj kah Perëndimi apo Rusia.

“Presioni ndaj Serbisë është vërtet i madh”, raporton “Klix”.

“Klix.ba” është një nga gazetat online më të lexuara në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo është themeluar në vitin 2000.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci