Të fundit

Plagoset me armë zjarri një i mitur në Pejë

Mbrëmjen e së premtes në fshatin Vitomiricë të Pejës janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, ku një person i moshës së mitur ka mbetur i plagosur.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar nga Policia e Kosovës, përcjell Paparaci.

“Policia rreth orës 19:40 ka pranuar një informatë që në fshatin Vitmoricë të komunës së Pejës është një plagosje nga arma e zjarrit. Njësitë policore kompetente menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin i cili është arrestuar dhe arma me të cilën është kryer plagosja është konfiskuar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Vlen të ceket se i dyshuari dhe viktima janë të mitur. Sipas informatave fillestare plagosja ka qenë aksidentale”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci