SHBA-ja sapo ka njoftuar një marrëveshje për energjinë bërthamore me Arabinë Saudite.
Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, dhe Ministri saudit i Energjisë, Lartësia e Tij Mbretërore Princi Abdulaziz bin Salman, nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore për qëllime paqësore, si dhe një marrëveshje dypalëshe shoqëruese për masat mbrojtëse, bën të ditur Departamenti Amerikan i Energjisë, shkruan BBC.
