Të fundit

SHBA heton Rusinë për sulmet iraniane ndaj objekteve të CIA-s

Shërbimet amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia e ka ndihmuar Teheranin në kryerjen e sulmeve ndaj objekteve të CIA-s, kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve Reuters katër burime amerikane.

Të paktën dy objekte të CIA-s në Lindjen e Mesme u goditën nga sulme me dronë iranianë në muajin mars.

Sipas burimeve, të cilat folën në kushte anonimiteti, zyrtarët amerikanë ende nuk kanë arritur në përfundime përfundimtare lidhur me përfshirjen e mundshme të Rusisë.

Megjithatë, efikasiteti dhe saktësia e sulmeve mund të jenë tregues se Irani ka marrë nga Rusia të dhëna për shënjestrimin ose teknologji të avancuar për dronë.

Sipas raportimeve, një stacion i CIA-s i vendosur në ambasadën amerikane në Riad të Arabisë Saudite, si dhe një objekt tjetër në lindje të Irakut, u goditën gjatë këtyre sulmeve.

Disa nga burimet i thanë Reuters se janë goditur edhe objekte të tjera të CIA-s, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Duke dëshmuar dje para një komisioni të Senatit amerikan në Uashington, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, la të kuptohet se Rusia po ndihmon operacionet ushtarake të Iranit.

I pyetur nëse Rusia dhe Kina po e ndihmojnë Iranin, Hegseth u përgjigj: “Ka mënyra në të cilat të dyja këto vende, në nivele të ndryshme, po mundësojnë atë që Irani po bën, po”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci