Të fundit

Gjendet i vdekur një 60-vjeçar në një veturë në Prizren

A.M, 60-vjeçar është gjetur i vdekur në një veturë në lagjen Ortakoll në Prizren.

Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Me datën 06.05.2022, rreth orës 17:40, Policia në Prizren ka pranuar një informatë nga ekipi i Urgjencës se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, nje person në veturën e tipit ‘Skoda’ me targa vendore është pa shenja jete”, tha ai.

Ai tha në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i Krimteknikës, si dhe prokurori i shtetit.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme ligjore”.

Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci