Të fundit

Përparim Rama ndan 350 mijë euro për trajtimin e qenve endacak

Qytetarët e Komunës së Prishtinës tash e disa vite janë duke u rrezikuar nga qentë endacakë.

Numri i madh i qenve të pranishëm në të gjithë kryeqyetetin ka bërë që shumë qytetarë të jenë cak i sulmeve të tyre.

Kryetari i tanishëm i Prishtinës, Përparim Rama, qysh në fillim të mandatit ka ndërmarr hapat e parë për të zgjidhur këtë problem.

Së fundmi, komuna e Prishtinës ka hapur tender të ri për trajtimin e qenve endacakë.

Dje komuna e Prishtinës ka hapur tender për këtë çështje.

E për t’iu bërë qarja e qenve, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim që të ndahen 350 mijë euro.

Sipas njoftimit të komunës, trajtimi i qenve endacak do të ndahet në 7 grupe ku do të përfshihen të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe zonat rurale.

“Trajtimi i qenve endacak sipas përshkrimit teknik të dhënë në dosjen e tenderit”, thuhet në njoftim.

Afati i fundit për pranim të tenderëve 23 maj 2022.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci