Disa vetura raportohet se janë djegur sot në parkingun e “Albi Mall” në Prishtinë.
Reporteri ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.
Në video shihet se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të fikur zjarrin, derisa dëgjohen njerëz duke qarë për atë se çfarë ju ka ndodhur.
Paparaci ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.



