Forcat ruse nuk kanë bërë ndonjë përparim të rëndësishëm në ofensivën e re të Moskës në Ukrainën Lindore, pjesërisht për shkak të moralit të dobët mes ushtarëve dhe për shkak se disa trupa “refuzojnë t’u binden urdhrave”, ka thënë të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, raporton Guardian.
“Ne ende po shohim raporte anekdotike për moralin e dobët të trupave, në fakt të oficerëve që refuzojnë t’i binden urdhrave dhe nuk i binden ‘komandës dhe kontrollit jo shumë të shëndetshëm’”, u ka thënë zyrtari gazetarëve, transmeton Paparaci.
Zyrtari më vonë kishte pretenduar se oficerët e rangut të mesëm në nivele të ndryshme, madje deri në nivelin e batalionit, refuzojnë t’i binden urdhrave për të sulmuar Donbasin ose nuk binden në atë masë sa pritet që një oficer të bindet.
Forcat ruse kanë luftuar për të arritur suksese të mëdha në rajonin Donbasit të Ukrainës prejse në fillim të muajit të kaluar kanë filluar një ofensive të re në atë zonë.
Përveç trajtimit të çështjeve morale që po zgjasin që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, Kremlini po përpiqet gjithashtu të plotësojë trupat e tij dhe të lëvizë armët dhe pajisjet e tij në motin pranveror me baltë, ka thënë ky zyrtar.
“Nuk është e pazakontë që të zhvendosen një ose dy BTG (grupe taktike të batalionit operativ) në Rusi dhe më pas t’i kthejnë ato. Kjo është normale”, ka shtuar ai./Paparaci
