Të fundit

“10-shi” i UÇK-së deklarohet i pafajshëm: S’kam të bëjë asgjë me krimet e pretenduara

Sot është duke u mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zgjerimin e aktakuzës nga ZPS-ja.

Aktualisht, i pranishëm është ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

“10-shi’ i UÇK-së u përgjigj në pyetjen e gjykatës se a i ka kuptuar akuzat e reja që janë përfshirë në aktakuzën e lexuar nga sekretarja.

Ai tha se i ka kuptuar edhe lexuar këto akuza, megjithatë u shpreh se nuk ka të bëjë asgjë me krimet e pretenduara të Gjykatës.

“Natyrisht që i kam lexuar dhe kuptuar dhe pohoj edhe njëherë që nuk kam të bëjë asgjë me krimet e as me akuzat e pretenduara në këtë aktakuzë”, tha Selimi.

Po ashtu, ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

“Më lejoni të deklarohem i pafajshëm si të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh Selimi.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci