Të fundit

I plagosuri në Kaçanik është në gjendje të rëndë

Në ngjarjen e sotme ku mbeti i vrarë Hasan Berisha në Kaçanik është i plagosur edhe vëllai i tij, Kastriot Berisha.

Ai po trajtohet në Klinikën Emergjente ku gjendja e tij është e rëndë.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka thënë se i plagosur në Kaçanik po trajnohet në këtë klinikë dhe është në gjendje të rëndë.

“Po pacienti i cili është i plagosur është në klinikë dhe e ka gjendjen mjaft të rëndë”, ka thënë Syla.

I plagosuri Kastriot Berisha ende nuk i është nënshkruar ndonjë intervenimi kirurgjik sipas Sylës.

“Ende nuk e kemi operuar jemi duke ia përcjellë gjendjen”, ka thënë ai.

Hasan Berisha, një person i moshës rreth 40-vjeçare, është vrarë nga të shtënat me armë zjarri derisa vëllai i tij është plagosur të martën.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci