Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov dhe ambasadori i Uashingtonit John Sullivan u takuan të mërkurën në Moskë, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Ambasada amerikane tha se “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të hapur kanale komunikimi me qeverinë ruse, si për të çuar përpara interesat e SHBA-së dhe për të zvogëluar rrezikun e llogaritjeve të gabuara midis vendeve tona”.
Ministria e Jashtme e Rusisë lëshoi një deklaratë të shkurtër pa detaje të bisedës.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët që nga Lufta e Ftohtë pasi Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë në fund të shkurtit.
