Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka reaguar për rastin tragjik në Strellc ku një person dyshohet se u vra aksidentalisht nga djali i tij.
Shpend Hasanramaj dyshohet se u vra aksidentalisht nga djali i tij në Strellc.
Haradinaj ka thënë se është humbje e madhe vdekja e Hasanramajt.
Postimi i tij:
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së Shpend Hasanramajt nga Strellci i Deçanit. Në këto momente të vështira për familjen Hasanramaj, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre të madhe. Shpendi ishte një njeri i respektuar dhe humbja e tij është goditje për të gjithë ne. Familjes Hasanramaj dhe të gjithë miqve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje.
