Të fundit

Kurti në ShBA, LVV mban mbledhje me koordinatorë të qendrave

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot ka mbajtur mbledhje me koordinatorë të qendrave të saj në të cilën morën pjesë zv/kryeministri dhe Nënkryetari i parë i LVV-së Besnik Bislimi, Sekretarja Organizative Vlora Haxhimehmedi, Koordinatori i Qendrave Valon Hoti dhe Sekretari për Media dhe Komunikim, Arlind Manxhuka.

Kështu u tha në një njoftim në Facebook nga ky subjekt politik.

Megjithatë, kjo mbledhje u zhvillua pa prezencën e kryeministrit Albin Kurti, i cili tash e disa ditë gjendet në ShBA.

Tutje u tha se Bislimi duke folur për situatën politikë sqaroi para përfaqësuesve të qendrave punët aktuale që po bën Qeveria në aspektin ekonomik dhe politik duke theksuar iniciativën e fundit të aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai po ashtu njoftoi edhe për punët e reformat ligjore që po bëhen në ministritë tjera në dritën e zotimeve të LV-së dhe programit qeveritar.

“Në pjesën e dytë mbledhja vazhdoi me diskutime sa i përket zgjedhjeve të brendshme dhe dinamikat në drejtim të proceseve zgjedhore që aktualisht po mbahen në nivel pikash gjithandej Kosovës”.

“Qendrat tona do të kenë edhe angazhim të shtuar edhe përfshirje më të madhe të anëtarësisë me synim forcimin e organizatës dhe respektimin e demokracisë së brendshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! fton anëtarësinë e saj gjithandej nëpër komunat e Kosovës, por edhe në mërgatë, të bashkohen në procesin e brendshëm zgjedhor, të zgjedhin e të zgjidhen, prej nga do të dalin struktura të reja e legjitime dhe një organizatë me energji të re për sfidat që kemi përpara”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci