Të fundit

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë e mëdha amerikane me gjoba miliarda dollarëshe.

Reagimi i Trump vjen pasi BE-ja vendosi një tjetër gjobë prej 1 miliard dollarësh ndaj Google, të cilën ai e cilësoi si të pajustifikuar. Sipas tij, me këtë vendim, vlera totale e gjobave të vendosura ndaj kompanisë tejkalon 18 miliardë dollarë.

Trump renditi edhe gjobat e vendosura më herët ndaj kompanive të tjera amerikane, duke përmendur 15 miliardë dollarë ndaj Apple, 3 miliardë dollarë ndaj Meta dhe 2.5 miliardë dollarë ndaj Amazon.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë ‘banka derrkuci’ e Evropës dhe nuk do ta lejojmë të jenë”, shkroi Trump.

Ai pretendoi se kjo praktikë nisi gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, por theksoi se nuk do të vazhdojë gjatë mandatit të tij.

Presidenti amerikan paralajmëroi se administrata e tij do të nisë menjëherë një hetim sipas Seksionit 301 mbi atë që e quajti praktikë të “grabitjes” së kompanive amerikane dhe, si pasojë, të taksapaguesve amerikanë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci