Sergei Ryabkov, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, ka sinjalizuar zemërim në Moskë për lajmet që Suedia dhe Finlanda duket se janë të vendosur për t’u bashkuar me NATO-n, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
“Askush nuk duhet të ketë iluzione se Rusia thjesht do të pranojë Suedinë dhe Finlandën t’i bashkohen NATO-s,” tha ai, duke thënë se siguria në të dy vendet “nuk do të forcohet” nga ky veprim.
“Situata globale do të ndryshojë rrënjësisht pas vendimit të Suedisë”, shtoi ai.
