Të fundit

Me ftesë të Borrellit, ministrja Gërvalla udhëton sërish për në Bruksel

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel për të marrë pjesë në një drekë pune, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Sipas MPJD-së, në takim do të marrin pjesë 27 ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, bashkë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

“Në takim, tema diskutimi do të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit tonë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci