Të fundit

Dubai Porta Potty, skandali i kohës që jetojmë

Shkruan: Endri Shabani

U bëra kurioz për skandalin Dubai Porta Potty. Mësova gjera qe do te kisha dashur të mos i mësoja.

Pashë gjëra qe do të doja te mos i kisha parë. Por fatkeqësisht disa gjëra nuk mund t’i çshohesh apo t’i çmësosh. E meqë jemi këtu, do të doja te nxirrnim një mësim për kohën ku po jetojmë.

Jetojmë një kohe kur paraja gradualisht ka filluar te futet ne sfera ku nuk duhet te hyje. Jetojmë ne një kohe ku shume vlera njerëzore kane filluar te kenë një çmim, dhe te shiten ne treg. Ne Shqipëri ka njerëz qe shesin lirinë, duke shkuar ne burg për dike tjetër. Ne Amerike ka njerëz qe shesin ballin për reklama. Ne Meksike ka gra qe japin barkun me qira (duke mbajtur dhe lindur fetusin e dikujt tjetër). Ne Japoni ka njerëz qe marrin shokë me qira, apo paguajnë dike qe t’i përqafojë. Në Kinë njerëzit blejnë varrin, duke fituar te drejtën te mos përfundojnë ne vazo. Dhe, me sa po mësojmë, ne Dubai ka vajza qe për 40 mije $ pranojnë qe dikush t’ju jashtëqiste ne goje.

Nga një tablo e tille shohim shëmtinë e thelle te pabarazisë ekonomike. Ne një shoqëri ku dikush ka aq shume para sa te degradoje një qenie tjetër njerëzore, dhe dikush tjetër është aq i varfër sa ta pranoje një gjë te tille për para. Nga njëra ane, Dubai Porta Potty tregon se ka një kategori burrash te sëmure, te cilët kanë më shumë para seç ju duhet. Dhe pasi kane blere gjithçka mund te blihet me para, ata prekin fundin e trishtimit, duke rene me poshtë se çdo kafshe tjetër. Një qenie të tillë, e cila ka vendosur paranë ne thelb te ekzistencës, fatkeqësisht nuk ka arritur ta shpëtoje dot as besimi fetar, në një vend që aplikon ligjin e shenjtë.

Nga ana tjetër ky skandal na rikujton se ka një kategori te rinjsh dhe të rejash që jetojnë një jete boshe, te cilën duan ta mbushin me sende.

Vendin e poeteve, apo artisteve te mëdhenj, e kanë zëne një ushtri me ‘influencës’, te cilët e fillojnë duke reklamuar produkte, dhe përfundojnë duke promovuar një jete luksi, e cila nuk është a bazuar ne pune te ndershme. Te ndihmuar edhe nga media, këta tipa, te cilëve zor se mund t’ju gjesh ndonjë talent apo vlere, janë kthyer ne heronjtë e brezit te ri, duke i zhytur ata ne një katalog gjigand kotësie. Mjafton te besh një vizite ne Instagram dhe do i shohësh ne foto neper vende luksoze, por një Zot e di se çfarë pune bëjnë, dhe nga ju vijnë paratë.

Dhe tani mësojmë se një pjese e këtyre fotove përrallore, janë bere te mundura duke pranuar te dhunohen dhe degradohen ne nivele te paimagjinueshme për një mendje normale. Dhe për çfarë i përdorin këto para do thuash ti? Për te ndërruar veshkën apo për te shpëtuar jetën e ndonjë njeriu te dashur? Jo, i përdorin për te blere çanta, këpuce apo fustane… Këto influencers duhen shpëtuar një orë e me pare nga gropa septike ku e kanë futur veten. Pa dyshim. Por akoma me e rëndësishme është te bëjmë diçka për te rinjtë që janë nen influencën e tyre, dhe të cilët kërkojnë te jetojnë një jetë luksoze pa punuar asnjë ditë.

Si fillim është e rëndësishme te flasim për demin qe këta influencers shkaktojnë, dhe te denoncojnë kotësinë e jetës qe ato promovojnë.

Dhe ne ketë pikë secili prej nesh mund te bëjë diçka, pikërisht duke refuzuar ketë model jetese, dhe duke promovuar rëndësinë e punës, e cila i jep njeriut liri dhe dinjitet. Te rinjtë duhet te kuptojnë se nuk është turp te jesh i varfër, dhe se dinjiteti nuk ka çmim.

Padyshim qe do ketë nga ata që, në mbrojtje te dyqanit te tyre, do të hidhen në sulm duke na psikoanalizuar misogjininë qe fshehim ne vetvete. Apo nga dashnoret e lirisë, te cilët predikojnë se njeriu është i lire te përtype ç’të doje ne gojën e vete.

Apo nga te tjerë qe na sugjerojnë te merremi me çështje serioze, siç janë ilaçet dhe te sëmuret ne spitale, duke harruar se ndërkohë qe ilaçet te zgjasin jetën, njeriu ka nevojë të ketë arsye për te jetuar.

Pasi, ne fund te fundit, kuptim ka te zgjasësh një jete e cila nuk ka as dinjitet dhe as dashuri?

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci