Të fundit

Në New York përurohet rruga me emrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Një rrugë në Bronx të New Yorkut, ku jetojnë shumë shqiptarë, këtë të diel i është vënë emri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Me flamuj kuq e zi e veshje kombëtare, ishin mbledhur fëmijë, gra e burra për të festuar.

Arbër Hajdari, themelues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në një nga rrugët e Bronx në Nju Jork.

Në fjalën e tij ai u shpreh se ka ardhur koha që shqiptarët të bëhen bashkë dhe të mos harrojnë obligimet ndaj Shqipërisë.

“Ne kemi luftën tonë, që vazhdon pa u ndalur, e cila na frymëzon dhe obligon, të punojmë pareshtur, për ta bërë Shqiperinë tonë të dashur dhe kombin shqipëtar, të ecë përkrah vëndeve më të zhvilluara të Perëndimit, me në krye SHBA, mikun tonë më të madh”.

“Ka ardhur koha, që shqiptarët, pavarësisht vendit ku jetojnë, bindjeve politike e fetare, të bëhen bashkë për të mos harruar obligimet që kemi për atdheun tonë, Shqiperinë”, tha Hajdari.

Ai krejt në fund ka shpresuar që kjo ceremoni të shërbejë si frymëzim dhe thirrje për shqiptarët, duke mos e harruar heroin kombëtar.

“Uroj që ky event historik, të shërbejë si burim frymëzimi, për të gjithë shqiptarët, por edhe si thirrje për të reflektuar, kryesisht për të gjithë ata që drejtojnë popullin tonë në trojet ku jetojnë shqiptarët, për të  mos harruar, amanetet e heroit tonë kombëtar dhe të gjithë heronjëve të tjerë të Kombit Shqipëtar”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci