Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Ukshin Hoti në 23-vjetorin e zhdukjes së tij.
Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se e kemi marrë për detyrë parësore të këmbëngulim te Serbia, si përgjegjëse për zhdukjen e tij, dhe çdo qytetari tjetër tonë, që sa më shpejt të zbardhet fati i të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
“Rivendosjen e drejtësisë e kemi borxh e obligim ndaj çdo familje të Kosovës, por mbi të gjitha për vërtetësinë dhe qëndrueshmërinë tonë si shtet e si popull”, ka shkruar Kurti.
