Policia ka hequr shiritat që rrethuan objektin e Rektoratit të UP-së të martën.
Njësitë policore në orët e pasdites rrethuan vendin sipas një njoftimi nga stafi i rektoratit se kishin pranuar mesazh kërcënues për bombë.
Rastin e ka konfirmuar për Paparacin, zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapsirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, është shprehur Borovci.
Në oborrin e Rektoratit më vonë arriti edhe njësiti anti-bombë.
